Derisa ekspertët e shëndetit kanë vlerësuar krijimin e vaksinës anti-COVID, nuk është sekret se ka disa efekte anësore.
Këtë më së miri e dëshmon rasti konkret i shqiptares së vaksinuar me vaksinën “Moderna” në Belgjikë, e cila tregoi efektet që pati, shkruan arbresh.info.
Tregon se një pjesë e dorës ku është vaksinuar, i ngjiten të gjitha gjërat e metalit, si luga, paratë dhe tepsia.
F.U tutje tregoi se më parë asnjëherë nuk i kishte ndodhur një gjë e tillë, vetëm pas vaksinimit filluan t’i ngjiteshin metalet në atë pjesë të krahut.
Për portalin arbresh.info F.U ka thënë se si doza e parë ashtu edhe e dyta e kanë munduar tej mase.
“Doza e parë më ka mundu shumë, për disa ditë radhazi kam pasur temperaturë, ethe dhimbje të nyjeve”, tha ajo.
Tutje shqiptarja tha se një tjetër efekt nga vaksina është edhe pagjumësia që i ka shkaktuar.
Kujtojmë se sipas një studimi të kryer nga Qendra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe botuar në revistën në internet “JAMA”, ekzaminoi efektet anësore tek njerëzit që kishin marrë vaksinën Covid-19 midis 14 dhjetorit 2020 dhe 28 shkurt 2021.
Pas dozës së parë, 74 për qind e atyre që morën vaksinën “Moderna” raportuan efekte anësore.
Si është krijuar Moderna?
E quajtur zyrtarisht mRNA-1273, vaksina Moderna është një vaksinë e tipit mRNA, e krijuar duke përdorur një proces të ngjashëm si Pfizer / BioNTech. Vaksina Moderna fut mRNA, ose material gjenetik në trup. /arbresh.info/
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës