Moti nga nesër pritet të ndryshojë.
Temperaturat me masa të ngrohta ajrore që kanë mbretëruar ditëve të fundit, pritet që nga nesër të ndryshojnë.
Ditën e sotme masa të ngrohta ajrore, përkohësisht do të sjellin përmirësim të motit me kthjellime dhe rritje të temperaturave edhe mbi vlera mesatare.
Nga dita e premte, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kaloj mbi rajon, ku në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të krijoj kushte për mot më të ftohtë dhe reshje shiu, e ditën e shtunë do të mbajë mot dukshëm më i ftohtë, kryesisht i vranët, kohë paskohe me shi, ndërsa në vise malore mbi 1500m priten edhe reshjet e para të borës.
Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Të dielën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat pas rënies së sotme, nesër do të shënojnë rritje me maksimale deri në 22C, e në fundjavë pritet të zbresin deri në 11C deri 15C, ndërsa minimalet do të zbresin nga 7C, deri në 4C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe verilindja 3-10m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.
Fillojnë trajnimet për noterët e rinj, Haxhiu iu uron sukses...
Hetimi i brendshëm konstaton mangësitë në atentatin ndaj Tru...
Begaj në Ditën e Paqes: Bota është trazuar në mungesë të saj
Sulmuan fizikisht zyrtarët policorë, arrestohen tre persona ...
Sekuestrohen barna pa banderola me vlerë 1500 euro, arrestoh...
Serbia përgatit 500 trupa për ndërhyrje në veri, Shala: Nuk ...