Instituti i Gjeoshkencës ka publikuar parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme në Shqipëri dhe sipas prashikimit rezulton se edhe java e ardhshme do të jetë ashtu si fundjava që po lëmë pas.
Shiu dhe shtrëngatat nuk do të “na ndahen” as ditën e nesërme, pavarësisht se reshjet do të jenë më të pakta. Ditën e nesërme pritet që shumë qarqe të vendit të pushtohen nga reshjet e shiut të cilat do të bien në formën e shtrëngatave. Temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë dhe nuk do të arrijnë më shumë se 23 gradë celcsiu.
Për më tepër shikoni tabelën e publikuar nga IGJEUM:
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.06) dhe nesër (e hënë, dt.07) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare. Në shumicën e qarqeve ka mundësi që, në zona shumë të kufizuara, të ketë edhe shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 23 °C
në vendet e ulëta: 13 / 25 °C
në vendet malore: 10 / 20 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt.06) dhe nesër (e hënë, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe vendet malore.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...