Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ende pa ardhur në krye të Qeverisë kishte premtuar se ushtria do të bëhet brenda 90 ditë pune, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas 9 muajsh qeverisje.
Gjatë kohës sa ishte në opozitë kishte premtuar se ushtria e Kosovës do të bëhet brenda 90 ditë pune, por as pas ardhjes në Qeveri kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj një qëllim të tillë nuk e ka arritur as pas nëntë muajsh qeverisje. “Nga fillimi i punës së Qeverisë mund të mos kalojnë as 90 ditë që të krijohet ushtria. Pra, serbët e Kosovës po të ishin në vete dhe po të logjikonin pa ndërhyrje të Beogradit do ta votonin ushtrinë se është në të mirën e tyre, sepse ata jetojnë këtu”, ishte premtimi i Haradinajt pak ditë para se të zgjidhej kryeministër, shkruan Gazeta Zëri.
Mirëpo tash kur kanë kaluar mbi nëntë muaj qeverisje po thonë se janë në fazën e konsultimeve, ndërkombëtarët vazhdimisht theksojnë se mënyra e vetme për transformimin e FSK-së në ushtri është përmes ndryshimeve kushtetuese. Por këtë gjë e ka kontestuar kryeministri Haradinaj, i cili ditë më parë ka deklaruar se shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese po duket i pamundur për shkak të refuzimit të Listës Serbe.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...