Harrohet restaurimi i Xhamisë së Çarshisë

12:10 | 4 Shtator 2021
L G

Është njëra ndër objektet më të vjetra në Prishtinë. E rrethuar me mburoje të larta për të mos u futur njeri, por që po del të jetë e pamundur.

Ndodhet në qendër të Prishtinës, por që ka një dekadë që ka hyrë në proces të restaurimit, shkruan arbresh.info.

E ky, proces i vonuar i restaurimit ka bërë që hapësirat e Xhamisë së Çarshisë të shfrytëzohen edhe nga narkomanet.

Ndodhemi përballë xhamisë së çarshisë, ku restaurimi i tij kishte filluar para 10 vitesh.

Dikur shërbente si vend i shenjë për myslimanë, ndërsa sot është vend i narkomanëve.

Zyrtari për media në Bashkësinë Islame të Kosovës, Idriz Gjigolli ka treguar për arbresh.info pak për historikun e kësaj xhamie.

“Xhamia e çarshisë është prej xhamive me te vjetra ne Ballkan, domethënë, gurëthemelin e ka nis Sulltan Murati, është prej xhamive me te vjetra. Ka karakteristikat e veta si xhami, pasi edhe minaren e ka prej gurit, kullën e minares prej gurit.”

Por, ngecjet e punimeve sipas tij kanë ndodhur për shkak të ndërrimit të qeverisjes në Prishtinë.

Restaurimi i kësaj xhamie, kishte filluar në vitin 2011 e më pas në vitin 2018, Ministria e Kulturës kishe nënshkruar marrëveshje me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), për vazhdimin e procesit të këtij restaurimi, mirëpo që sërish ka vazhduar njëjtë të ketë shtyrje të përfundimit të këtij projekti.

Gjigolli theksoi se ende janë duke pritur për mbylljen e këtij projekti, dhe shprehë shqetësimin që kane nga xhemati për faktin se vendi po frekuentohet nga narkomanët.

“Tash kohëve te fundit është bere një marrëveshje me organizatën turke TIKA për vazhdimin dh e punëve për mbylljen e këtij restaurimi. Mirëpo ende diçka te re nuk ka, kemi mbete ne pritje, po presim. Ne kemi presion shume te madh prej xhematit se një kohe te gjate e kane frekuentu.

Tash kanë filluar ta shfrytëzojnë edhe nga narkomanet, është bërë për gjynahe”, tha ai.

Arbresh.info ka tentuar të marrë përgjigje nga komunat e Prishtinës dhe Agjencia Turke “TIKA”, por që ka qenë e pamundur ./arbresh.info/

Të ngjashme