Google ADS

Hariri: “Shumë shpejt” do të kthehem në Liban

20:07 | 12 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, ka deklaruar se “shumë shpejt” do të kthehet në Liban.

Gjatë një interviste për televizionin Fortune, ai ka theksuar se “ai është i lirë” dhe se nuk po mbahet peng në Arabinë Saudite, transmeton portali arbresh.info

Zërat se ai po mbahej peng në Arabinë Saudite, u rritën pasi zyrtarët libanezë nuk e pranuan dorëheqjen e tij dhe kërkuan nga sqarime se pse ka udhëtuar drejt Arabisë.

“Unë jam i lirë”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se ka vendosur që të jap dorëheqje nga të shpëtuar vendin nga rreziku, por që nuk ka dhënë detaje se prej nga vjen rreziku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme