Google ADS

Harilaçi nesër në protestë kundër ndërtimit të deponisë së mbeturinave

21:53 | 24 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Fshati Harilaç i komunës së Fushë Kosovës gjatë ditës së nesërme do të dal në protesta kundër ndërtimit të deponisë së mbeturinave.

Protesta fillon nga ora 13:00. Fshatarët e Harilaçit po e shohin të rrezikshme ndërtimin e kësaj deponie për shëndetin dhe ambientin e këtij vendi.

Mbështje për këtë protestë ka kërkuar banori i këtij fshati, njëkohësisht aktori i njohur, Jeton Zogjani.

Ai ka kërkuar që që edhe fshatrat përreth dhe shoqatat ambientaliste t’i bashkangjiten kësaj proteste.

Po ashtu aktori i njohur ka kërkuar që edhe mediat të bashkpunojnë me fshatin për këtë problem.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të aktorit:

Sipas organizimit te banoreve te fshatit tim Harilaç, nesër, ditë e marte, data 25.12.2018, prej ores 13:00 fillojme protesten ne kundershtim te ndertimit te deponise se mbeturinave te rrezikshme ne fshatin tone.

Deponi kjo qe do te rrezikoje ambientin dhe shendetin e popullates ne nje perimeter edhe me te gjere, per cka ftoj banoret e rrafshit te Kosoves, fshatrave perreth qe te bashkengjiten ne kete proteste per te kundershtuar nje rrezik permanent per shendetin tone.

Me kete rast ftoj edhe te gjitha shoqatat ambientaliste te cilat duan te kontribuojne qe t’i japin ze ketij shqetesimi tone si dhe mediat per ta percjelle kete proteste.

Per kete, ju lutem qe ta pranoni publikisht ftesen time, mediat te cilat kane mbete thuaja se i vetmi institucion ndergjegjesues ne kete vend, ku te gjithe e kane per turp vetem kur dalin ne media, se me gjykata e akuza u bene imun.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme