Google ADS

Hargreaves pas takimit me Kurtin: Diskutuam për shqetësimet e Britanisë për veprimet e fundit të Qeverisë në veri

23:18 | 3 Shtator 2024
E.H

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves është pritur sot në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Me anë të një postimi në X, Hargreaves ka thënë se me Kurtin kanë diskutuar për shqetësimet e partnerëve për veprimet e fundit të Qeverisë.

“Sot takova kryeministrin Albin Kurti. Ne diskutuam shqetësimin e përbashkët të Britanisë së Bashkuar dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të Kosovës për veprimet e fundit të qeverisë në veri të Kosovës. Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh dypalëshe duke përfshirë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, Administratën Doganore dhe Tatimore dhe sigurinë, duke përfshirë rolin e forcave të MB-së në KFOR”, ka shkruar ambasadori./Arbresh.info

Lexo edhe:

Kurti pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme