Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se si shoqëri duhet të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit për zhdukjen e paragjykimeve dhe krijimin e një ambienti që ofron kushte për të gjithë.
Kështu ka thënë Haradinaj me anë të një postimi në Facebook në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
“Të ndajmë dashurinë, përkrahjen dhe respektin tonë, dhe të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...