Hardinaj takon ambasadorin amerikan bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

17:36 | 6 Qershor 2022
A Z

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Haradinaj tha se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë nevojën për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Sot në një takim me Ambasadorin e SHBA, Hovenier, diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.”

Haradinaj tha gjithashtu se miqësia Kosovë-SHBA, është e përjetshme.

“Miqësia mes dy vendeve tona është e përjetshme. 🇽🇰🇺🇸”./arbresh.info/

 

 

 

Të ngjashme