Google ADS

Hardinaj pret në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt

17:19 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt me të cilin biseduan për bashkëpunimin e deritashëm, me theks të veçantë angazhimin e përbashkët për Parkun Inovativ dhe Trajnues në Prizren.

“U dakorduam që të fuqizojmë punën tonë, për ta jetësuar projektin më të rëndësishëm bilateral ITP-në, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Haradinaj ka thënë se kanë biseduar edhe për projekte tjera të rëndësishme mes dy vendeve.

“Krahas kësaj, biseduam edhe për projekte të tjera të rëndësishme mes dyja vendeve dhe përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë në temat e rëndësishme për vendin”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme