Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se amanetet e dëshmorëve na obligojnë që të tregohemi të pa kompromis në mbrojtjen e shtetit dhe se vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia.
Postimi i plotë:
Janë amanetet e tyre që na obligojnë të jemi të pa kompromis në mbrojtje të shtetit e të vlerave tona. Është sakrifica e tyre për lirinë dhe për vendin, që e përcakton rrugën tonë se si duhet të ecim tutje!
Nderim te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, ne Kompleksin memorial të Heroit legjendar, Adem Jashari, te lapidari i Heroit Zahir Pajaziti, në Mejën e dhimbjes dhe të krenarisë dhe së fundi në kompleksin e bashkëluftëtarëve të mi, në Gllagjan!
Vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia! Herojt e lirisë gjithmonë do të jenë, amaneti ynë që nuk falet! R H
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë