Haraqija: LDK të shkojë në opozitë, të bëhen bashkë VV-PDK se janë një familje

23:00 | 3 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ish-Ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija, ka thënë se Hashim Thaçi do ta determinojë nëse do të bëhet koalicioni Vetëvendosje-LDK.

Haraqija, në RTV Dukagjini, ka thënë se si ka ardhur situata po të ishte ai në strukturat e LDK-së, do të sugjeronte që kjo parti të qëndronte në opozitë.

“Më mirë LDK të qëndrojë në opozitë dhe të lejojë familjarët të bëhen bashkë. Dihet se Vetëvendosje është “pjellë” e PDK-së. LDK ka kohë të mbajë reforma e të bëjë regjistrimin e partisë”.

Ish-zyrtari i LDK-së ka thënë se megjithatë, është pozitive që VV dhe LDK kanë mbajtur disa takime për të harmonizuar programin.

Haraqija ka thënë se do të shihte mirë që në Kosovë të bëhen dy blloqe politike e që, sipas tij, Vetëvendosje duhej të bashkohej me PDK-në, ndërsa LDK-së t’i bashkoheshin anëtarësia e larguar e dikurshme dhe disa zyrtarë të lartë që tashmë janë në AAK.

Ai ka thënë se është e çuditshme se pjesa dërmuese e ankesave në PZAP kanë qenë nga Vetëvendosje, e që, sipas tij, ajo ka dashur ta vonojë procesin zgjedhor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme