Astrit Haraqija, mik i familjes së ish-Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, thotë se familja e ish-presidentit në marrëveshjen e sotme për të mbështetur liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si kryeministër nuk ka bërë asnjë pazar.
Haraqija, ka thënë për arbresh.info se asnjëri nga anëtarët nuk do të marrin poste drejtuese në qeverinë e Haradinajt.
“Asnjë përfitim nuk e ka familja Rugova nga kjo marrëveshje. As Uka, as Teuta e as Mendimi nuk do të marrin kurrfarë posti në Qeveri”, është shprehur Haraqija.
Sipas tij, mbështetja që i është dhënë Haradinajt për kryeministër nga familja Rugova në përgjithësi dhe Teuta në veçanti si deputete, ka të bëjë me traditën miqësore të ndërtuar me Haradinajn nga presidenti Rugova.
“Presidenti Rugova ka qenë ai që e ka filluar dhe e ka ruajtur miqësinë me Ramush Haradinajn. Këtë miqësi e ka vazhduar Uka dhe të tjerët. Nuk ka asgjë befasuese këtu, është vazhdimësi e miqësisë dhe bashkëpunimit”, ka thënë Haraqija.
Astrit Haraqija, ishte i pranishëm në rezidencën e familjes Rugova bashkë me analistin politik, Dardan Gashi.
Haraqija, ishte ish-Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kohën e koalicionit Rugova-Haradinaj, për t’u bërë më vonë edhe njëri nga themeluesit e Listës Ibrahim Rugova.
“Lista Ibrahim Rugova” u themelua në dhjetor të vitit 2010, ndërsa në Kuvendin e Kosovës përfaqësohej me deputetin Ukë Rugova, ndërkaq në Qeveri nga Bujar Bukoshi e Dardan Gashi./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...