Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Pat Kelly.
Haradinaj ka thënë se ambasadorit jorezident, Pat Kelly, i ka shprehur falënderimin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për kontributin e madh të Irlandës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit të Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën që i është dhënë vendit tonë në ofrimin e sigurisë dhe paqes, proceset e konsolidimit të jashtëm dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Kryeministri ka theksuar se do të vazhdojë të jetë partner i përgjegjshëm në të gjitha temat e interesit të përbashkët me Irlandën, duke fuqizuar dhe thelluar marrëdhëniet tona bilaterale.
“Prita në takim lamtumirës Ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Pat Kelly. Shpreha falënderimin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për kontributin e madh të Irlandës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit të Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën që i është dhënë vendit tonë në ofrimin e sigurisë dhe paqes, proceset e konsolidimit të jashtëm dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Kosova do të vazhdojë të jetë partner i përgjegjshëm në të gjitha temat e interesit të përbashkët me Irlandën, duke fuqizuar dhe thelluar marrëdhëniet tona bilaterale.” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...