Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Bullgaria të cilën ai e quan “mike” dhe shprehet i bindur se ky vend do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE’në.
“Në këtë kontekst, pres që Bullgaria të jetë edhe zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.
“Republika e Kosovës po e bën të duhurën në zbatimin e plotë të MSA’së dhe që këtë vit të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE. Besojmë palëkundshëm në mbështetjen bullgare në këto procese. Bullgarisë i dëshiroj lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE’së”, shkroi ai.
Me fillimin e vitit, Bullgaria ka marrë udhëheqjen e presidencës së Bashkimit Evropian, duke u bërë vendi i parë nga Ballkani që merr një pozitë të tillë për gjashtë muajt e ardhshëm.
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve