Google ADS

Haradinajn e ulin pranë kryeministres serbe, Ana Brnabiç

11:15 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po qëndron në Londër ku po merr në konferencën e tretë të investimeve në Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në fotografinë  e publikuar, Haradinaj shihet i ulur pranë kryeministres serbe Ana Brnabiç në konferencën ku po marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, shkruan Arbresh.info.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

“Mirëmëngjes miq,

Në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, sapo ka filluar konferenca e tretë e investimeve në Ballkanin Perëndimor. Në këtë konferencë, do të argumentoj 40 projekte të ndryshme nga Kosova, në vlerë prej mbi gjysmë miliard euro.

RH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme