Google ADS

Haradinaj ‘zbut’ situatën: Nuk ka rrezik, pas marsit Kosova ka 500 milionë euro para të gatshme

15:04 | 29 Janar 2020
A. B.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk ka rrezik për para.

Ai pas mbledhjes se Qeverisë tha se tre muajt e parë nuk ka asnjë rrezik ndërsa pas saj, Kosova ka 500 milionë euro para të gatshme, shkruan portali arbresh.info

“Pas tre muajve kemi 500 milionë euro para të gatshme”, ka thënë ai.

Ndërsa nga Ministria e Financave për arbresh.info javë më parë kishin thënë se në rast të mos formimit të Qeverisë së re Kosova mund të funksionoj vetëm në tre muajt e parë të 2020-ës ndërsa në fillim të prillit ka mundësi të hyj në kolaps/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme