Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, së bashku me Kryetarin e Komunës së Suharekës Bali Muharemaj, ka marrë pjesë në një tubimin përkujtimor me rastin e zbulimit të Pllakës të patriotit Ramë Bllaca, në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës, raporton arbresh.info.
Haradinaj gjatë fjalimit të tij deklaroi se, Ramë Bllaca ishte një ndër heronjtë që historia shqiptare nuk do ta harrojë dhe ne do ta mbrojmë amanetin e tij.
“Ju përshëndes pasuesit e familjes Bllaca. Për mua ka qenë kureshtje me i ditë sfidat e heroit Ramë Bllaca edhe atë kohë. Një vit para lindjes së tij u themelua Lidhja e Prizrenit e cila u themelua me qëllim të mbrojtjes së atdheut nga okupatori. Serbia e vjetër nuk kishte hequr dorë nga dëbimi i shqiptarëve nga trojet e veta dhe për këtë kat kërkuar rrugë të ndryshme. Ishte fuqi e madhe por doli një shqiptar që i tha jo dhe e ka ditur që ky vend do të na mbetet neve. Prandaj jemi mirënjohës ndaj tij dhe do ta ruajmë amanetin e tij. E drejta e zotit ka me i vra gjithmonë ata që u munduan të na përziejnë nga shtëpitë tona. Nuk ka të drejtë askush më të na kërkoj as vend e as lëvizje kufirësh. ”
Kryetari i Komuněs së Suharekës Bali Muharemaj, tha se ky tubim i ka mbledhur të gjitha partitë pa dallim
” Ky tubim po na bashkon të gjithë partitë politike, dhe të gjitha strukturat fetare. Ramush Haradinaj ka treguar respekt të të madhe për të gjithë dëshmorët dhe familjen e heroit Bllaca.
I vetmi në atë kohë i tha jo dëbimit të qytetarëve nga trojet e tyre në Anadoll, ndërtoj një kullë dhe tha që unë do të qëndroj këtu dhe nuk do të shkoj nga trojet e mija. “, tha Muharemaj.
Ndryshe në këtë tubim morën pjesë deputetët nga partitë e ndryshme, struktura fetare dhe shoqata të ndryshme të dëshmorëve.arbresh.info/
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...