Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ambasadori William Walker mbetet Heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë.
Kreu i AAK-së, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se njeriu i cili me cilësimin e masakrës së Reçakut si krim kundër njerëzimit, zgjoi ndërgjegjen e botës për krimet serbe në Kosovë.
“Sot, kishim nderin ta kemi në vizitë z. William Walker, me të cilin evokuam kujtime nga e kaluara dhe njëkohësisht zhvilluam bisedë miqësore për zhvillimet aktuale në vend. Fjalët e tij për masakrën e Reçakut u bënë pikë kthese në sensibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullsisë civile. Me këtë rast, Ambasadorit Walker i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në çështjen kombëtare”, shkruan Haradinaj.
Haradinaj edhe njëherë e ka falënderuar Walkerin për gjithçka që ka bërë për Kosovën. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...