Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se i vetmi udhëheqës shtetëror që e ka refuzuar gazin amerikan është Albin Kurti.
Ai ka thënë se Vetëvendosja ka qenë dhe është kundër gazit rus, duke pyetur se nga kush janë këshilluar.
Sipas tij, me rastin e Berishajt u zbulua arsyeja. Ai ka thënë se Vetëvendosja mbron interesa të Stanishiqit dhe Rankoviqit.
“Jemi i vetmi vend në kontinentin tonë që e kemi refuzuar gazin amerikan. Vetëvendosja në vazhdimësi e ka paralajmëruar Kosovën se mbron interesa të të tjerëve, siç janë Stanishiqi e Rankoviqi. Në situatën e sigurisë jemi bashkë, por për interesin e nipave të Jovica Stanishiqit e Aleksander Rankoviqit, jemi kundër”, ka thënë ai./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës