Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me organizatën Gjermane “Hilfe – Help”, të përfaqësuar nga Klaus Jurgen Hedrich.
Me këtë rast, Kryeminstri Haradinaj, tha se po punohet pandalshëm për konsolidimin e sistemit të drejtësisë dhe në përmbushjen e detyrave të brendshme, në mënyrë që të arrihet stabiliteti ekonomik.
“Kosova ka popullatë të re dhe Qeveria është e angazhuar, me mbështetje edhe të vendeve mike, që t’iu sigurojë atyre perspektivë”, theksoi Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se vullneti i popullit të Kosovës është që të ketë marrëdhënie të ngushta me Gjermaninë dhe ato të intensifikohen në vazhdimësi.
“Dëshmia më e mirë për këtë është Parku Inovativ-Trajnues në Prizren”, vlerësoi ai.
Kryeministri Haradinaj e falënderoi z. Klaus Jurgen Hedrich, për angazhimin e tyre në Kosovë që të ndihmojnë përmes granteve bizneset e vogla dhe komunat, derisa kërkoi që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i organizatës “ Hilfe – Help”, z. Klaus Jurgen Hedrich, theksoi se Gjermania, përmes organizatave të ndryshme do të vazhdojë të mbështesë edhe me tej Kosovën.
Publikohet lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuv...
Qeveria e Kosovës fuqizon Fondin për Garanci Kreditore, ndan...
Ish-kryeministri Johnson: Trupat britanike mund të dërgohen ...
Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë
Qeveria miraton kërkesën e Komunës së Shtimes për shfrytëzim...
Kurti për Institutin e Krimeve të Luftës: Ruajtja e material...