Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen e gruas që u vra sot në Pejë.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se vrasjet duhet të ndalen dhe se shoqëria duhet të reflektojë, shkruan Arbresh.info.
“I trishtueshëm lajmi për vrasjen e gruas që ndodhi sot në Pejë. Raste të tilla që fatkeqësisht po ndodhin shpesh në vendin tonë, janë të papranueshme dhe është tejkaluar çdo limit njerëzor.”, ka shkruar ai.
“Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryej punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim.”, shtoi Haradinaj.
“Ngushëllime familjes që humbi më të dashurën e tyre.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Gjyljeta Ukella është gruaja e cila u vra sot në Pejë.
Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj i cili është ndaluar për 48 orë. /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...