Pas votimit të Platformës për dialog me Serbinë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se votimi është për ruajtjen e Kosovës së 17 shkurtit, shkruan arbresh.info.
“Votimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë dhe i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, është votim për ruajtjen e Kosovës së 17 Shkurtit 2008”, ka shkruar Haradinaj.
I pari i Qeverisë ka shkruar gjithashtu se me këtë votim do të prezantohen interesat e Kosovës.
“Me votën e sotme, nga shumica prezente në Kuvend, ne i kemi hapë rrugë ekipit gjithëpërfshirës nga përfaqësues të pozitës, opozitës e shoqërisë civile si ekip që përfaqëson interesat Kushtetuese dhe strategjike të Kosovës dhe po dëshmojmë edhe njëherë përkushtimin tonë, për paqen e stabilitetin e gjithë rajonit dhe në ndërtimin e fqinjësisë së mirë. Me Ligjin dhe Platformën, ne i kemi dhëne Ekipit negociator dokumentet bazë, në të cilat paraqitet pozicioni ynë se kufijtë e Kosovës, janë të paprekshëm dhe se nuk do të ketë nivel të tretë të pushtetit”, ka përfunduar ai.
Ndryshe pak minuta më parë në Kuvendin e Kosovës me 61 vota pro është miratuar Platforma për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
58 deputetë kanë votuar pro në mënyrë elektronike ndërsa 3 kanë votuar pro me dorë./Arbresh.info/
Lexo edhe: Votohet platforma për dialog me Serbinë
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...