Haradinaj vlerëson lartë aktin e shpalljes së Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik

18:44 | 7 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se 29-vjet më parë, përfaqësuesit e popullit të Kosovës, shpallën në Kaçanik Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shprehje e vullnetit për të jetuar të lirë e të pavarur.

Përmes një shkrimi në Facebook, ky akt themeltar i shtetësisë sonë, është ngjarja më madhore e legjitimimit juridik dhe politik të të drejtës sonë.

“Sot, 29-vjet më parë, përfaqësuesit e popullit të Kosovës, shpallën në Kaçanik, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shprehje e vullnetit për të jetuar të lirë e të pavarur. Ky akt themeltar i shtetësisë sonë, është ngjarja më madhore e legjitimimit juridik dhe politik të të drejtës sonë. Nderim dhe respekt për gratë dhe burrat e guximshëm, që e rreshtuan vendin në rrugën e pakthyeshme të pavarësisë, e cila me luftën çlirimtare, si vazhdimësi e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare, u bë realitet”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të mirë dhe të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptar dhe futjen e masave të dhunshme.

7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të çmuara të Kosovës./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme