Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me nipin e tij kanë vizituar vendin ku ka rënë dëshmor vëllau i Haradinajt, Luan Haradinaj.
Luan Haradinaj ra dëshmor në Qafë Mullajë, teksa së bashku me Ramush Haradinajn dhe bashkëluftëtarë të tjerë po ktheheshin nga Shqipëria ku kishin shkuar për të marrë armë.
Haradinaj u kthye në vendin ku kishte përjetuar rënien e të vëllait dhe foli disa fjalë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Jemi në Qafë Mullajë, është vendi ku është vrarë Luani, sot është edhe dita e rënies së Ilaz Kodrës, nderime për Ilazin, Luanin, Fehmiun, Xhevën, Abedinin e të gjithë që kanë rënë për liri. Nderime!”, tha Haradinaj.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?