Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar Sindikatën e Pavarur të Minatorëve.
Haradinaj, në një postim në Facebook, ka shprehur shqetësimin për gjendjen aktuale të minatorëve dhe ka premtuar mbështetje të plotë për kërkesat e tyre.
Ai ka theksuar se Trepça, e cila përballet me probleme serioze si mungesa e financave dhe kushtet e rënda të punës, duhet të rikthehet në niveli e saj të dikurshëm përmes investimeve dhe përmirësimeve të kushteve të punës.
“Trepça është vlerë dhe simbol i rëndësishëm i Kosovës. Kështu e kam trajtuar edhe atëherë kur në Kosovë kishte pak njerëz që besonin se Trepça mund të rikthehej si aset i përhershëm i Republikës sonë. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës” e regjistruam atë si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Kjo ishte mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e minatorëve të devotshëm dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të Trepçës”, shkroi Haradinaj.
Haradinaj tha se Trepça është duke u ballafaquar me probleme serioze, qoftë mungesë të financave apo edhe kushtet e rënda të punës dhe pa sigurim shëndetësor.
“Sot, Trepça është duke u ballafaquar me probleme serioze qe nderlidhen me mashtrimin qe kno Qeveri po e bene tash e 4 vjet. Ka mungesë të financave, minatorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale që nuk i paguhen me muaj të tërë e pa sigurim shëndetësor”, shtoi Haradinaj./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...