Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar Institutin Kombëtar Demokratik në Kosovë (NDI).
Në këtë takim, Haradinaj ka falënderuar drejtoreshën e NDI-së, Nancy Soderberg, për mbështetjen e vazhdueshme të institucionit për Kosovën, përcjell Arbresh.info.
“Vizitë në Institutin Kombëtar Demokratik (NDI), ku me drejtoreshën rezidente të këtij instituti në Kosovë, znj. Nancy Soderberg diskutuam rreth programit për mbështetje ndaj Aleancës si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend”.
“E falënderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të NDI për Kosovën, mbështetje kjo që është për admirim”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?