Kryetari i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot shtëpizën “Autizmi Flet” në Tregun e Fundvitit në Prishtinë.
Gjatë kësaj vizite Haradinaj ka shprehur mbështetjen ndaj stafit dhe vullnetarëve që ofrojnë ndihmë për fëmijët me autizëm, shkruan Arbresh.info.
“Vlerësova punën e palodhur të stafit dhe vullnetarëve të organizatës ‘Autizmi Flet’ në angazhimin e tyre humanitar.”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Ndër të tjera, ai shprehu mirënjohje ndaj të gjithë atyre që punojnë për këta fëmijë të cilët kanë nevojë për përkrahje që të ndjehen të barabartë në shoqëri./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...