Kryeministri Ramush Haradinaj e ka të qartë se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë vitit 2018. Ka thënë se opsion mbetet edhe muaji mars. Këto komente, shefi i Qeverisë i ka dhënë në një intervistë për Gazetën Express.
Ramush Haradinaj i ka dhënë afat vetes që brenda 12 muajve të ardhshëm t’ua mundësojë lëvizjen pa viza për kosovarët.
“Shiqoni, mua më thanë a mund të bëhet në muajin mars: unë thash edhe mundet, tash keni parasysh nëse e besoni, merrni totalin e qeverisë, pra, është saktë e fokusume që me ndodh liberalizimi. Ne çdo veprim që e bëjmë ka të bëjë edhe me këtë çështje”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë për shkak të ‘punëve të mëdha’ që po bën Qeveria aktuale.
“Kjo gjallëri e brendshme është një argument që duhet me ndodh liberalizimi, edhe nëse ka shpërputhje për një kriter të caktuar sepse ky është një kriter i shtuar dhe jo standard pra demarkacioni prapë se prapë Kosova po ec ne proceset e veta. Gjithqysh do të ndodhë më 2018, por jo larg unë besoj se nuk jemi larg, s’po du me dhëne date sepse datën e jep BE, besoj që nuk jemi larg”, ka shtuar ai./Express/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane