Haradinaj: Vitin e ardhshëm programi për reforma ekonomike

11:19 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri Haradinaj në një konferencë për media tha se vitin e ardhshëm do të behet lansimi i programit për reforma ekonomike.

“Kosova ka ndërtuar agjendën e reformave evropiane. Sot fokusimi ishte në programin për reforma ekonomike dhe lansimin e këtij programi në vitin që vjen, ishte mundësi e mirë që të marrim nga zotëri Danielsson sugjerime dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian.”

Kryeministri po ashtu falënderoi Danielsson për bashkëpunim dhe uroi qytetarët e Kosovës për miratimin e marrëveshjes me IPA./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme