Haradinaj: Viti 2023 ishte një vit sfidues për ekonominë e vendit, në veçanti për sektorin privat

21:07 | 27 Dhjetor 2023
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në darkën e shtruar nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) për fund vit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se e vlerëson dhe beson në rolin jetik të sipërmarrësve vendorë për zhvillimin ekonomik të vendit, përcjell Arbresh.info.

“Aleanca dhe unë si kryetar i saj vlerësojmë dhe besojmë në rolin jetik të sipërmarrësve vendorë, pasi që janë pikërisht ata që me punën e tyre ndikojnë në krijimin e vendeve të punës si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, i pari i AAK-së tha se viti 2023 ishte një vit sfidues për ekonominë e vendit e në veçanti për sektorin privat.

“Shpresoj se viti që po vjen të jetë një vit më dinamik dhe me frytdhënës për ekonominë e vendit, një vit i kthesës drejt perspektivës për zhvillim të gjithëmbarshëm”, tha Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme