Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se po shfrytëzon ndodhinë në Shqipëri për poenë politik.
“E dimë se në Shqiperi do të ketë zgjedhje së shpejti dhe Vetëvendosje e ka në plan të garojë. Nuk duhet me i përzi temat e punës institucionale. Ka një listë të veprimeve që institucionet i kanë ndërmarrë. Kemi në vazhdimësi kujdestari institucionale për këtë temë. Nuk jam kundër garimit, por mos të mendojnë me fitu poena me njerëzit e zhvendosur sepse është precendtë i keq”, është shprehur Haradinaj.
Sipas tij, nuk është në rregull një zhvendosje pa kriter.
“Kam shku në vendin e ngjarjes katër ditë pas tërmetit sepse kem punu këtu. Le të shtyhen me Edi Ramën e Ilir Metën me Lul Bashën. Qytetarët që nuk janë prekë nga tërmeti në Shqipëri, mos të vijnë në Kosovë. Nuk është e vërtetë që kanë me shku në Gjermani”, është shprehur Haradinaj.
Këto komente ai i ka bërë pas homazheve që i ka bërë para shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij./arbresh.info/
”Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u për...
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion
Zhvillimet e vitit 2024 në Shqipëri, SPAK protagonist