Google ADS

Haradinaj: Vetëvendosjes ia ofrova postin e kryeministrit (VIDEO)

23:49 | 23 Qershor 2017
M. A.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin ‘Argument Plus’ tregoi se para zgjedhjeve i ka ofruar Lëvizjes Vetëvendosje postin e kryeministrit.

“Është mirë me u vërtetua edhe kjo që unë ja kam ofrua Vetëvendosjes kryeministrin para zgjedhjeve, por nuk kanë deshtë me marr. E kemi marrëveshje me shkrim… Gjashtë muaj para zgjedhjeve Vetëvendosja e ka pas në tavolinë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor”, tha Haradinaj.

Ai thotë se VV nuk ka qenë e gatshme për ndryshim, duke shtuar se nuk mbanë shpresë që t’i bashkohen në formimin e qeverisë.

“ Ata e kanë fokusimin tek vetvetja, jo tek proceset në vend për këtë arsye edhe kam shkua kësaj rruge që jam sot”, përfundoi Haradinaj.

Në video më poshtë mund të shihni marrëveshjen e AAK-së dhe VV.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme