Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinja i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje , Arbër Rexhaj , ku i fundit akuzonte Haradinaj për punësimet në administratë, raporton arbresh.info.
Haradinaj i është përgjigjur duke i thënë se në Komunën e Prishtinës Vetëvendosja ka punësuar 400 njerëz në kontrata mbi vepër dhe që të gjithë janë familjar.
“A ka ndonjë të punësuar në komunë që s’ është i Vetëvendosjes, përveç një Gent Begolli që ka qenë drejtor i AAK-së , Për besë gjema një. I ki zotëri i nderuar mbi 400 punëtorë kontratë mbi vepër, krejt janë familjarë. S’keni pas ka ja mani, i keni shti qatu, mirë ja keni ba. Këta tjerët i kanë mshef kapak.Qe unë burrin e motrës e kam qu ma larg pak” , ka thënë Haradinaj.
Po ashtu Haradinaj ka thënë se asnjë nuk do ta largon nga puna në administratë.
Ai është shprehur se nuk ka bërë dosje për askënd dhe nuk do të bëjë./arbresh.info/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...