Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për dorëheqjen e tij nëse do të kishte insistim në tërheqjen e taksës nga partneri i koalicionit.
Ai ka thënë se Veseli do të ishte kryeministër i mirë por vendimi për taksën merret në Qeveri.
“Veseli ishte dal shumë kryeministër i mirë. Është marrëveshje politike kjo që ai e ushtronte funksionin e kryeparlamentarit dhe kryeministrit por vendimi për taksën merret në Qeveri. Integriteti i një kryeministri duhet të ruhet nga të gjithë. Nuk bënë t’ia kërkosh kryeministrit kundër vullnetit të tij një veprim, ndryshe mos e le kryeministër, thuaj po e prishim këtë Qeveri. Pra nëse dikush dëshiron ta hjek taksën le të vije e të ulet në vendin tim le ta heq vet. Është gabim të insistohet të shkohet në një drejtim që të imponohet një vendim. Nuk ka kërkuar Veseli kështu por nëse hipotetikisht ndodh”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se nuk ka sanksion që e detyron ta heq taksën.
“Kur kam folur për taksën nuk kanë besuar shumica se do të zgjas, madje as 100 % por taksa mund të zgjas tërë jetën. Nuk ka sanksion që na detyron ta heqim”, është shprehur ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/148872132701200/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...