Haradinaj: Vendimi për themelimin e ushtrisë së Kosovës, trashëgimi e brezit të UÇK-së

16:35 | 12 Qershor 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është ndjerë sot krenar me parakalimin e trupave të FSK-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në sheshet e Prishtinës me rastin e 25-vjetorit të çlirimit.

Haradianaj tha se vendimin për themelimin e ushtrisë e konsideron trashëgimi të brezit të UÇK-së, përcjell Arbresh.info.

“Vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideroj trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tani duhet të angazhohemi për anëtarësim në NATO. Djemtë e vajzat më të mirë janë në Ushtrinë dhe Policinë tonë. Më bëtë krenar! Gëzuar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme