Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar vendimin e kryeministrit Kurti për targat.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se ai është vendim shkurtpamës e që mund të sjellë pasoja.
“Vendimi i fundit i kryeministrit për targat, i paharmonizuar dhe i pakonsultuar me aleatët perëndimorë, posaçërisht me ShBA-në, është një vendim shkurtpamës e që mund të jetë edhe me pasoja për vendin. Është e papranueshme kur ne u kërkojmë demokracive më të fuqishme të botës të na ndihmojnë t’i japim fund mosmarrëveshjeve shekullore me Serbinë dhe pikërisht kur ato janë në kulmin e angazhimit, kryeministri ynë vepron krye në veti e pa koordinim me partnerët strategjikë”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, nuk mund t’u kërkosh vendeve mike ndihmë e të mos i përfillësh këshillat e tyre, aq më tepër kur ato, jo vetëm se të kanë marrë nën mbrojtje, por falë edhe angazhimit të tyre, Kosova sot është e lirë dhe e pavarur.
Ai i kërkoi Kurtit ta rishikojë këtë vendim.
“Kryeministri duhet t’i analizojë mirë hapat e tij dhe në këtë fazë jetike për vendin duhet të jetë në harmoni të plotë me Amerikën dhe BE-në. Andaj, i kërkoj ta rishikojë edhe vendimin për targat. Dua të besoj se zhgënjimi i shprehur i partnerëve tanë me këtë vendim të kryeministrit, nuk do të ketë pasoja për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Kosova me ta”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...