Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka përkujtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallën si dhe Kadri Zekën në 36 vjetorin e rënies së tyre, shkruan arbresh.info.
Haradinaj, ka thënë se 17 janari është data që u kujton shqiptarëve zinë, por edhe guximin. Guximin për t’i tubuar e për t’u prirë shqiptarëve.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“17 janari është data që u kujton shqiptarëve zinë, por edhe guximin. Guximin për t’i tubuar e për t’u prirë shqiptarëve.
17 janari i lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën, me Gjergjin Kastriotin, në të njëjtën nyje – flijimin për atdhe.
Gërvallajt dhe Zeka, ata tre burra qe me fenerë të ndezur, në mendje e zemër, na e kanë dëftuar rrugën për të arritur lirinë kombëtare. Ata ishin lajmëtarët e lirisë së Kosovës.
Lavdi heronjve të Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...