Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po e vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai mbrëmë ka darkuar me një familje amerikane për të cilën thotë se është e njohur për aktivitetet humanitare kudo në botë, përfshirë edhe Kosovën.
“Mbrëmë për darkë në familjen amerikane Trompeter, nga familjet më të suksesshme për ndërmarrësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trompeter, me aktivitetet e tyre humanitare i gjen kudo në botë, përfshirë dhe Kosovën, e së fundmi të përfshirë financiarisht në mbështetjen e kauzës së refugjatëve nga Afganistani. Faleminderit për mikpritjen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kreu i AAK-së tash e disa ditë po qëndron në ShBA ku është takuar edhe me Emisarin e Posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe zyrtarë të tjerë amerikanë e komunitetin shqiptar që jeton në Ëashington e Michigan./arbresh.info/
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...