Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka organizuar tryezën e diskutimit me temën “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”
Deputeti Daut Haradinaj në këtë tryezë ka thënë se nuk pajtohet me konkludimin Pse Kosova nuk duhet të ketë ushtri?
“Duhet të jetë pse Kosova duhet të ketë ushtri. Janë dy rrugë, e para është ndryshimet kushtetuese që kërkon votim të dyfishtë, ndërsa sa i përket Listës Srpska që thotë se askush nuk na ka lutur është e pavërtetë, sepse ne shumë kemi tentuar të marrim besimin e tyre për këtë, po ashtu si komision kemi nxitur debat për këtë. Mirëpo a mundet me një ligj të thjeshtë të krijohen forcat e ushtrisë? Bindja jem është se po mundet. Mirëpo a mundemi ne pa partnerët si NATO të krijojmë ushtri. Shumë ndryshojnë gjërat sepse të gjithë mendojnë që Kosova duhet të anëtarësohet në NATO por nuk është kështu. Kosova duhet të jetë pjesë e organizatës së NATO-s por nuk mund ta bëjë këtë pa e bërë kompetente, ushtrinë”, tha ai duke shtuar se nuk është qëllimi të krijohet ndonjë organizëm që do ta lëndonte qytetarin e Kosovës ose më gjerë.
“Çkado që ata bëjnë si kryeministri ose kushdo tjetër lidhur me ligjin i kanë 30 ditë afat. Nëse nuk e bëjnë këtë do ta bëj unë me deputetë që ta dërgoj ligjin sepse nuk është qëllimi që Kosova të krijojë ushtri me sulmu dikënd”, tha ai./Arbresh.info
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...