Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar sot pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se me votimin e ligjeve për Ushtrinë e Kosovës një vit më parë u krijuar epokë e re, shkruan arbresh.info.
“Jemi një vit në kohë nga votimi i ligjeve për Ushtrinë e Kosovës dhe me këtë e filluam një epokë të re në mandatit e ushtrisë tonë. Në krye me aleatin, SHBA-të si dhe NATO-n jemi të përkushtuar që bashkë të punojmë në avancimin dhe profesionalizimin e Ushtrisë së Kosovës, sipas standardeve të NATO-së. Jemi krenar për rreshtimin tonë në ushtritë e paqes, të botës të prirë nga Amerika, dhe duke i takuar këtij rreshti synojmë të aftësohemi që të bëhemi anëtar të NATO-s në afatin më optimal kohor”, ka thënë Haradinaj.
I pari i Qeverisë ka shtuar gjithashtu se gjatë vizitë si ka dhuruar medaljen e Kryeheroit Gjergj Kastriotit Skënderbeut, gjenerallejtënant Rrahman Ramës.
“Ushtarët e FSK-së, duhet të ndjehen krenarë për rolin dhe përgjegjësinë që kanë në shërbim të vendit e qytetarëve, pa dallim, mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial si dhe ofrimit të paqes e sigurisë në vend e rajon. Për shërbim të shkëlqyeshëm ndaj atdheut gjenerallejtënant Rrahman Ramës i dhurova medaljen e Kryeheroit Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, ka përfunduar Haradinaj./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua