Haradinaj uron Zvicrën për Ditën Kombëtare

11:49 | 1 Gusht 2023
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Zvicrën me rastin e Ditës Nacionale të saj.

Haradinaj ka thënë se Zvicra ishte strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike.

“Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike, dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë”, ka thënë Haradinaj.

Urimi i plotë i Haradinajt:

Në Ditën Nacionale të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë vend mik.

Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike, dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë.

Kosova mbetet e vendosur për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Në të njëjtën kohë jemi mirënjohës dhe falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm që Zvicra ka dhënë në secilën etapë të historisë sonë./Arbresh.info/
Urime!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme