Google ADS

Haradinaj uron Ukrainën: Kosova dhe populli i saj e kupton më së miri luftën e popullit të Ukrainës për liri

12:10 | 24 Gusht 2023
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës, (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Ukrainën në Ditën e Pavarësisë së saj.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se populli i Kosovës e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri dhe mbrojtje të shtetit, shrkuan Arbresh.info.

“Ukrainë, gëzuar Dita e Pavarësisë! Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, që sot me aq vendosmëri po i mbron populli ukrainas.”, shkroi Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se kur rrugët e lirisë dhe fatet janë të ngjajshme, edhe urimet janë të përzemërta.

Ndër të tjera, kreu i AAK-së i uroi shtetit ukrainas, fitore të reja drejt lirisë së plotë.

“Ukrainë, urime Dita e Pavarësisë e me fitore të reja drejt lirisë së plotë!”, përfundoi Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme