Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është shprehur se hapja e bazës ajrorë të NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë është bazë e sigurisë rajoanle të Ballkanit.
Në një postim në Facebook, Haradinaj shkroi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bëntë sigurinë më të plotë, shkruan Arbresh.info.
“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurtë, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë.”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, kreu i AAK-së ka përgëzuar Shqipërinë për reshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë.
“E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalur nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s.”, përfundoi Haradinaj./Arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend