Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se muaji i Ramazanit pasqyron sprovën për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror, gjatë të cilit kultivohen vlerat më fisnike njërzore, transmeton arbresh.info
“Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe në emrin tim personal, uroj Myftiun Naim Tërnava për fillimin e Muajit të Ramazanit, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve shqiptarë të besimit islam iu uroj Muajin e madhërishëm të Ramazanit. Muaji i Ramazanit, gjatë të cilit kultivohen vlerat më fisnike njerëzore, pasqyron në mënyrë të denjë sprovën për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror. Ky muaj i shenjtë le të shërbejë si shtysë për forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë mes nesh. Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe në emrin tim personal, uroj Myftiun Naim Tërnava për fillimin e Muajit të Ramazanit, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.
RH
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...