Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar ipeshkvit Imzot Dodë Gjergji, gjithë vëllezërve dhe motrave të besimit katolik si dhe gjithë miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në Republikën e Kosovës festën e Krishtilindjeve.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka uruar në veçanti Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë, shkruan Arbresh.info.
“Uroj që Krishtlindja të sjellë paqe në çdo shtëpi dhe të ndriçojë rrugën për një vit të plotë harmonie.Për ju dhe familjet tuaja, dëshiroj një jetë të mbushur me paqe, shëndet dhe lumturi!”, ka shkruar Haradinaj.
“Për shumë mot Krishtlindja!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...