Haradinaj uron Krishtlindjen: Mikpritja, bujaria dhe harmonia fetare janë trashëgimi e jona e përhershme

16:52 | 25 Dhjetor 2023
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në fshatin Stubëll të Vitisë me rastin e Krishtlindjes.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se ka vizituar edhe Zllakuqanin e Klinës, përcjell Arbresh.info.

“Sot kisha kënaqësinë që në ditën e Krishtlindjes të qëndroj në Stubëll të Vitisë, tek miku im Franklin Rama, në një ambient tejet të ngrohtë e mikpritës. Po ashtu, në Zllakuqan të Klinës ndava momente të veçanta me familjen e Don Franë Kolaj, familje atdhetare e dëshmuar në ditët e vështira, me të cilën ndajmë miqësinë që shumë kohë”, ka shkruar Haradianj.

Në fund, Haradinaj ka thënë se si komb jemi të bekuar me vlerat unike tona, si; mikpritjen, bujarinë dhe harmoninë fetare që është trashëgimi e jona e përhershme.

“Gëzuar për shumë mot!”, shkroi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme