Kryetar i AAK’së Ramush Haradinaj, ua ka uruar sot festën e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve myslimanë.
“Te gjithë shqiptarëve të Besimit Islam, por edhe besimtarëve të tjerë që nesër kanë Bajram, urime kjo ditë e shenjtë!”, ka shkruar në urimin e tij Haradinaj
Urimi i plotë i Haradinajt:
Te gjithë shqiptarëve të Besimit Islam, por edhe besimtarëve të tjerë që nesër kanë Bajram, urime kjo ditë e shenjtë!
Urimet më të përzemërta në këtë ditë feste, edhe për Bashkësinë Islame të Kosovës, dhe kreun e saj, Myftiun Naim Tërnava!
Kjo Ditë Bajrami, që vjen pas muajt të shenjtë të Ramazanit, edhe një herë na e kujton se sa i nevojshëm është solidariteti dhe ndihma për ata që kanë nevojë. Le të na shërbejë kjo ditë si ogur i mirë, që të jemi solidarë e ta mbështesim njëri tjetrin në vazhdimsi
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës