Google ADS

Haradinaj uron Bajramin: Solidariteti dhe mirësia ndaj njëri-tjetrit, e çojnë vendin përpara

13:25 | 10 Prill 2024
E.K

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Fitër Bajramit, në vizitën e tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën, duke thënë se gjatë muajit të Ramazanit u dëshmua përkushtim, sakrificë, solidaritet dhe njëkohësisht humanizëm.

Myftiu Tërnava gjatë takimit me Haradinajn e njoftoi se gjatë këtij muaji kanë ndihmuar 30 mijë familje me veshmbathje dhe pako ushqimore, por edhe kanë blerë dhe shpërndarë katër banesa, si dhe kanë ndërtuar tri shtëpi të reja, dy në Prizren dhe një në Vushtrri, megjithatë luten që mos të kenë nevojë për këto ndihma.Solidariteti dhe mirësia ndaj njëri tjetrit, e çon vendin përpara. Kjo vlerë e jona e ruajtur prej shekujsh, duhet të ruhet dhe në këtë ditë feste të Fitër Bajramit, shkruan EO.

Ky është urimi që ndava bashkë me kolegët, në vizitën që i bëmë Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u pritëm nga kryetari Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.

Të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombasve shqiptarë të besimit islam, urime festa e Fitër Bajramit. Uroj që t’u shpërblehet sakrifica që kanë bërë për njëri tjetrin dhe për njerëzit në nevojë
Me fat!

Të ngjashme